Më herët, u njoftua se është gjetur e vdekur 55-vjeçarja që u raportua e zhdukur në Deçan.
Lidhur me këtë rast, FSK ka bërë të ditur se trupi i pajetë i viktimës është gjetur në lumin Lumbardhë.
Postimi:
FSK gjen trupin e pajetë në lumin Lumbardhë
Me kërkesën nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe me urdhër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, FSK ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit ujor të Gardës Kombëtare, të cilat kanë vepruar në bashkëpunim dhe koordinim me autoritetet lokale të Komunës së Deçanit dhe Policinë e Kosovës.
Pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë me inicialet SH,P.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.

