Abdixhiku: Kurti kërkoi president që merret me binjakëzimin e shoqatave të zjarrfikësve 

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur për takimet e zhvilluara me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për çështjen e presidentit.

Ai tha se në këto takime nga ana e Kurtit është kërkuar një president, që siç u shpreh Abdixhiku, merret me binjakëzimin e shoqatave te zjarrfikësve.

banner

“Ka qenë shumë e rëndësishme të kuptohet se stabiliteti institucional nënkupton që mos të vihen të gjitha institucionet në kontroll të një individi. Kërkohej një president nëse mund ta parafrazojë pak a shumë, që merret me binjakëzimin e shoqatave te zjarrfikësve”.

“Po, po një president që merret me binjakëzimin e shoqatave te zjarrfikësve më tha, i thash lëre atë shoqatë, me gjithë respektin, i kemi kryetarët e komunave për atë punë, ka kush merret me zjarrfikës, le të merremi me një president që na përfaqëson ndërkombëtarisht”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy