Osmani për Alush Gashin: Na la në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, urtësisë e përbashkimit na duhej më së shumti

by Nexhat

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka reaguar pasi ndërroi jetë Alush Gashi.Sipas Osmanit Gashi na la në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, të  urtësisë e të përbashkimit na duhet më së shumti

Reagimi i plotë:

banner

Profesor Alush Gashi na la.

Na la në kohën kur shembulli i njeriut të dijes, të  urtësisë e të përbashkimit na duhet më së shumti.

Profesori i shquar i anatomisë, njeriu i përkushtuar ndaj dijeve, e zbërtheu anatominë tonë politike dhe, bashkë me prijësin tonë historik, Presidentin Rugova, i dha udhë vizionit për shtetin.

Nga Shtëpia e vogël e Lidhjes së Shkrimtarëve në Prishtinë e deri te Shtëpia e madhe e Bardhë në Ëashington e gjithandej globit, ai foli për Kosovën  duke e gdhendur fjalën e duke e skalitur mendimin. Diplomat në sjellje, i urtë në mendim, njerëzor e i afërt me të gjithë, i fortë në qëndrime e në aleanca, ai na e la përfytyrimin e pashlyeshëm për shtetin.

Ngushëllime të sinqerta për familjen Gashi dhe miqtë e bashkëpunëtorët e shumtë që sot përjetojnë dhimbje për këtë humbje të madhe.

I përhershëm kujtimi për Ty, profesor Alush!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy