“U keqpërdor Njësia Speciale”, shefi i asamblistëve thirrje për grumbullim para Policisë ku pritet intervistimi i Lushtakut

by Nexhat

Shef i grupit parlamentar të PDK’së në Kuvendin Komunal të Skenderajt, Alban Berisha, pak më herët në një postim në Facebook ka ftuar qytetarët e kësaj komune që të mblidhen para stacionit policor ku pritet të intervistohet kryetari i komunës, Sami Lushtaku.

Intervistimi i Lushtakut vjen pas incidentit të djeshëm në një lokal të këtij qyteti ku mbetën të lënduar dy persona, përfshirë kryetarin e degës së Vetëvendosjes në këtë komunë, Hysni Mehani, i cili ka akuzuar Lushtakun për sulm fizik.

banner

Berisha në thirrjen e tij përmendi prezencën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës mbrëmë në Skenderaj ku tha se ajo “u keqpërdor”.

“Këto veprime po e rikujtojnë kohën kur policia përdorej për presion politik e jo për drejtësi”, shkroi ai.

Postimi i plotë:

Të jemi në gatishmëri qytetare!

Brenda pak minutash pritet të zhvillohet intervista, prandaj ftoj sa më shumë qytetarë të mblidhemi për ta pritur Kryetarin Gjeneral Sami Lushtaku deri në përfundim të saj.

Vendtakimi: para Stacionit të Policisë.

Dje qytetarët panë me sytë e tyre keqpërdorimin e Njësisë Speciale, me maska e armë të gjata, në një mënyrë që krijoi tension dhe frikë te qytetarët. Këto veprime po e rikujtojnë kohën kur policia përdorej për presion politik e jo për drejtësi.

Mos të mendojë askush se mund të na frikësojë me skena force e demonstrim pushteti. Dinjiteti nuk shitet dhe nuk blihet! Fyerjet, shpifjet dhe propaganda nuk kalojnë.

Qëndroni të bashkuar dhe në gatishmëri qytetare!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy