‘‘Pa distancë, pa censurë’’, Abdixhiku e Osmani shkojnë në Gjilan: Kosova ka nevojë për më pak zhurmë e më shumë bisedë

by Nexhat

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me ish-presidenten, Vjosa Osmani, kanë takuar qytetarët e Gjilanit.

Abdixhiku, ka njoftuar se gjatë takimit me qytetarët, ata kanë folur për ‘’hallet që rëndojnë’’ përditshmërinë, dhe shpresën që ‘’ende nuk është shuar’’.

banner

Postimi:

Gjilan, sonte folëm ndryshe.

Pa distancë. Pa censurë. Ballë për ballë.

Në “Hajde Folim”, u ulëm bashkë me qytetarët e Gjilanit për të folur për hallet që rëndojnë përditshmërinë, për zhgënjimet që janë grumbulluar, por edhe për shpresën që ende nuk është shuar.

Kosova ka nevojë për më shumë bisedë të sinqertë e më pak zhurmë. Më shumë afërsi e më pak dhunë e heroizma të dhunës. Dhe pikërisht prej këtyre takimeve, prej njerëzve të zakonshëm, prej fjalëve të pathëna deri më sot, po ndërtohet një rrugëtim i ri.

Faleminderit Gjilan, për mikpritjen, sinqeritetin dhe besimin. Rrugëtimin po e bëjmë bashkë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy