Përurimi i unazës, Abdixhiku: Lehtëson qarkullimin dhe krijon frymëmarrje urbane

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, pas përurimit të unazës së brendshme të Prishtinës, tha se ky është një ndër projektet më të rëndësishme kapitale.

Ai u shpreh se kjo unazë lehtëson qarkullimin, lidh lagjet dhe sipas tij, krijon frymëmarrje urbane.

banner

“Sonte, përuruam Unazën e Brendshme të Prishtinës, një ndër projektet më të rëndësishme kapitale në Kryeqytet. Një projekt që lehtëson qarkullimin, lidh lagjet, krijon frymëmarrje urbane dhe i jep Prishtinës ritmin e një kryeqyteti modern. Punët e mëdha nuk bëhen me zhurmë. Bëhen me vizion, punë dhe këmbëngulje”, shkroi Abdixhiku.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy