FERIZAJ/ Aksident me fatalitet në Koshare, një i vdekur

by Nexhat

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Koshare të Ferizajt.

Sipas informacioneve të para, rreth orës 12:15 është pranuar njoftimi për një aksident ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore.

banner

Si pasojë e përplasjes, një person mashkull rreth 60 vjeç ka humbur jetën. Vdekja e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga ekipi mjekësor.

Rastin e ka konfirmuar për 7T edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Hetimet lidhur me shkaqet e aksidentit janë duke vazhduar”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy