A po do Kurti të kontrollojë gjithçka në Kosovë: Më mirë një subjekt t’i fitojë 60% se sa të përsëriten zgjedhjet

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, sërish e ka shprehur synimin për të fituar 60% të votave.

I pyetur në “Interaktiv” të KTV-së, nëse kjo e rrezikon demokracinë për shkak se “ai do të kontrollonte gjithçka”, Kurti tha se më mirë mbi 60% sesa të përsëriten zgjedhjet.

banner

Kjo pasi Kurti theksoi se dëmi është më i madh me zgjedhje të përsëritura.

“Pakrahasueshmërisht më shumë dëm për shtetin tonë janë këto zgjedhje të përsëritura, sesa një subjekt politik të marrë mbi 60% atëherë kur blloku opozitar keqpërdor një aktgjykim nga e kaluara e Gjykatës Kushtetuese, thuajse se kanë pasur motiv ta shkruajnë e jo ta interpretojnë atë kuorumin prej 80 vetave në sallë, kur dihet që 61 vota duhet në sallë. Feride Rushiti i mori 63 vota, Kosova president ka, por kuorum nuk kishte”, ka thënë ai. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy