Gazetari Naser Selmani, ka folur për protestën e së hënës të organizuar nga studentët shqiptarë në Shkup, me kërkesën që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe.
Në emisionin “Kosova Today”, Selmani tha se problemi qëndron në mosunifikimin e shqiptarëve, pasi sipas tij, pala e Maqedonisë së Veriut është trimëruar pasi ka përçarë shqiptarët,
“Unë mendoj që situata është shumë e thjeshtë. Pala maqedonase është trimëruar për një arsye shumë të thjeshtë, sepse ka arritur t’i përçajë shqiptarët. Ky është problemi. Sikur shqiptarët të kishin një qëndrim të unifikuar, pala maqedonase nuk do të mund të hapte çështje që vazhdimisht është duke i hapur”, tha Selmani në Klan Kosova

