Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa po kalon disa ditë pushimi luksoz në jug të France, ndërsa përballet me një padi të madhe kundër Samsung me vlerë rreth 11 milionë funte.
Sipas dokumenteve gjyqësore, këngëtarja pretendon se kompania përdori imazhin e saj në kutitë e televizorëve si pjesë e një fushate globale marketingu pa miratimin apo dijeninë e saj.
Padia thotë se ajo nuk kishte “asnjë fjalë, kontroll apo ndikim” mbi përdorimin e fotografisë së saj.
Mes kësaj situate, artistja është përpjekur të relaksohet me një qëndrim luksoz në Hotel du Cap-Eden-Roc, ku tarifa thuhet se arrin rreth 2,000 funte nata.
Në rrjetet sociale, ajo publikoi disa fotografi me bikini metalike, duke treguar fizikun e saj të tonifikuar. Ajo ndodhej gjithashtu në zonë për Cannes Film Festival, ku mori pjesë në festën e filmit “Paper Tiger” me një fustan të zi elegant.



