“Ishte krejt hajgare”, Kraki thotë se Konjufca nuk e sulmoi Osmanin kur tha “frizerka”

by Nexhat

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, gjatë një tubimi me qytetarë ka ofenduar rëndë presidenten Vjosa Osmani. Ai ka rënë pre e një ofendimi që i bëhet Vjosa Osmanit në rrjete sociale duke u quajtur “frizerkë”.

Për këtë në “Pressing” të T7 është pyetur Nezir Kraki nga “Guxo”.

banner

Ai ka thënë se nuk beson që Glauk Konjufca e ka paramenduar si sulm dhe krejt dukej si hajgar.

“Atë që e tha nuk e di kontekstin, por dikush e ka përmend prej publikut termin frizerkë, Glauku ka reagu si humor. Nuk besoj që Glauku e ka paramendu si sulm këtë replikë. Ishte komplet si një lloj hajgare”, ka thënë Kraki

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy