Kurti s’jep detaje për krijimin e xhandarmërisë: E prezantojmë së shpejti

by Nexhat

Kryeministri në detyrë nuk ka dhënë detaje, por ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikohen detajet lidhur me krijimin e xhandarmërisë në Kosovë.

Ai tha se koncept-dokumenti, grupi punues dhe të gjitha hollësitë tjera do të prezantohen bashkë me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

banner

Sipas tij, ideja për formimin e xhandarmërisë është menduar prej kohësh, ndërsa institucionet do të dalin me sqarime të plota në ditët në vijim.

“Koncept-dokumentin, grupin punues dhe hollësitë do t’ju njoftojmë shumë shpejt. Ka kohë që ne e kemi menduar këtë gjë. Të gjitha detajet lidhur me idenë tonë do t’i prezantojmë së bashku me ministrin e Brendshëm”, ka deklaruar ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy