“8 orë pa ujë e ushqim”, studentët nga Tirana denoncojnë keqtrajtimin nga policia maqedonase ditën e protestës për gjuhën shqipe

by Nexhat

“As ujë, as liri lëvizjeje”.

Për më shumë se 8 orë, 40 studentë shqiptarë nga Tirana që udhëtonin për t’iu bashkuar protestës për gjuhën shqipe në Shkup, thonë se u përballën me presion, kontrolle të vazhdueshme dhe trajtim të papranueshëm nga autoritetet maqedonase.

banner

Sipas dëshmive të tyre, pasi u ndaluan në kufirin e Bllatës, studentët u kontrolluan një nga një dhe u sorollatën nga Dibra deri në Kumanovë, edhe pse destinacioni i tyre ishte Shkupi.

Ata tregojnë se gjatë gjithë kohës janë shoqëruar nga policia dhe nuk janë lejuar as të ndalonin për të blerë ujë, ushqim apo për të kryer nevojat personale.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy