“Pseudogazetar”, Zeneli për deklaratën e Konjufcës: Tentim për të krijuar mjegullim midis kufijve të asaj se çka është gazetari në të vërtetë

by Nexhat

Profesori i gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Alban Zeneli, tha se deklarata e Glauk Konjufca, i cili e paraqet një simpatizant të LVV-së si pseudogazetar, është e dëmshme për profesionin e gazetarisë, sepse, siç vlerëson ai, politikanët po dëshirojnë të krijojnë mjegullim të kufijve midis asaj se çka është gazetaria e vërtetë dhe propaganda politike.

“Po bëhet gjithmonë e më e vështirë për publikun të dallojë se kush është gazetar, për faktin se gazetarët po duhet të konkurrojnë në të njëjtat kanale komunikimi në mediat sociale, bashkë me influencerë, tiktokerë dhe profesione të tjera që nuk kanë ekzistuar më herët. Një deklaratë e tillë, duke tentuar që të paraqitet një aktivist politik si gazetar apo pseudogazetar, është një tentim për të krijuar mjegullim midis kufijve të asaj se çka është gazetari në të vërtetë.”, tha ai. /rtv21

banner

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy