Ardian Gjini nga Juniku: Biznesi vendor është motori i ekonomisë, krijuesit e vendeve të punës janë partnerë të shtetit

by Nexhat

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryeministër, Ardian Gjini, e ka nisur ditën e sotme me një vizitë në kompaninë “Vëllezërit Shehu” në Junik, duke vlerësuar rolin e bizneseve vendore në zhvillimin ekonomik dhe punësimin në vend.

Gjatë vizitës në këtë kompani, e cila punëson mbi 100 persona, Gjini theksoi se pas çdo vendi pune qëndrojnë familje që jetojnë me dinjitet nga puna e ndershme, duke e cilësuar biznesin vendor si shtyllë të zhvillimit ekonomik të Kosovës.

banner

“Ky është motori i vërtetë i ekonomisë së Kosovës, biznese që zhvillohen këtu dhe na bëjnë krenarë në të gjithë botën. Biznesi vendor ka nevojë për terren të pastër që të zhvillohet dhe të punësojë edhe më shumë”, ka deklaruar Gjini.

Ai ka theksuar se qeveria e ardhshme duhet t’i trajtojë bizneset si partnerë të zhvillimit, e jo si pengesë apo objekt presioni.

“Sikush që krijon qoftë edhe një vend të vetëm pune në Kosovë duhet parë si partner, jo si shënjestër. Me punë, mbështetje dhe zhvillim real mund ta forcojmë ekonominë dhe mirëqenien e qytetarëve”, është shprehur Gjini gjatë vizitës në Junik.

Vizita në kompaninë “Vëllezërit Shehu” u paraqit si pjesë e angazhimit të kandidatit të Aleancës për të dëgjuar nga afër sfidat dhe nevojat e sektorit privat, me fokus krijimin e një klime më të favorshme për investime dhe punësim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy