Meliza Haradinaj, bashkëpunëtore e ish-presidentes Vjosa Osmani, ka publikuar deklaratën e Osmanit, për të demantuar zyrtarët e LVV-së, konkretisht ish-deputeten Arbëreshë Kryeziu Hyseni, e cila në një postim ka shkruar se Osmani po kërkon “ose Presidente, ose vendi shkon prapë në zgjedhje”.
Meliza Haradinaj, ka publikuar videon e Osmanit ku sqaron se “Presidentja askund në këtë deklaratë nuk thotë “ose unë Presidente ose zgjedhje”…”.
Në këtë intervistë, Osmani thotë; “…Një presidencë që e çon shtetin në piedestal apo krizë dhe zgjedhje të njëpasnjëshme, këto janë dy zgjedhjet që do t’i ketë”, shprehet Osmani për Kurtin.
Duke shtuar se “ia ndërprenë sukseset shtetit pa asnjë nevojë, kjo ka qenë gabim…”, tha Osmani.
Postimi i plotë i Meliza Haradinajt:

