“Më tha Kurti se Konjufca është më i afërt me opozitën”, Kerquki e pyet me kë më shumë PDK-në a LDK-në, Abdixhiku: Me PDK-në për shkak të historisë që ka

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka treguar se çfarë ka biseduar me Albin Kurti në takimet konsultative për zgjedhjen e Presidentit.

Ai tha se Kurti i ka thënë se Glauk Konjufca është më i afërt me paritë opozitare.

banner

I pyetur nga autori emisionit “Pressing” të T7, me kë më shumë Abdixhiku u përgjigj “besoj Konjufca është më i afërt me PDK-në për shkak të historisë që ka”.

“Kurti na tha që Glauku është ma i afërt, ju përngjan më shumë. Më shumë ka PDK-ja mendoj që është për shkak të historisë që e ka”.

“Ai thotë se nuk ka nevojë një President të merret me Amerikë, si nuk ka. Na thoshte se na duhet një Preisdent për zjarrëfiksa, i thash që i kemi kryetarët e komunave që merren me ta”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy