Hykmete Bajrami thotë se po shpërndahen lajme të rreme gjoja ajo ka thënë se do të ndalen shtesat për fëmijë

by Nexhat

Hykmete Bajrami nga LDK-ja, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje po shpërndan lajme të rreme në lidhje me të.

Ajo tha se një lajm i rrejshëm po shpërndahet se gjoja ajo ka thënë se “LDK do t’i ndalë shtesat për fëmijë”.

banner

Bajrami tha se me LDK-në shtesat do të rregullohen me ligj dhe do të jenë të qëndrueshme.

“Stop propagandës së Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo deklaratë është e rreme dhe e fabrikuar. Asnjëherë nuk kam thënë se shtesat për fëmijë duhet të ndalen. Me LDK-në në qeverisje, mbështetja për familjet dhe fëmijët nuk do të përdorën si kërcnim gjatë fushatave zgjedhore. Shtesat do të rregullohen me ligj, do të jenë të garantuara dhe të qëndrueshme. Me vjen keq që 6 vjet s’keni asnjë rezultat, po mundoheni me demtu oponentët politikë me shpifje. Jeni të mjerë”, ka thënë ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy