DnV reagon ndaj vendimit të Kurtit për ndarje të 100 eurove: Rast klasik i keqpërdorimit të resurseve publike në kohë zgjedhjesh

by Nexhat

Organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë në detyrë për ndarjen e pagesave të njëhershme për kategori të ndryshme të qytetarëve pak kohë para zgjedhjeve, duke e cilësuar atë si shkelje ligjore dhe keqpërdorim të resurseve publike në periudhë zgjedhore.

Sipas DnV-së, shpërndarja e këtyre mjeteve financiare ndikon drejtpërdrejt në ambientin zgjedhor dhe cenon barazinë e garës politike, duke krijuar avantazh të padrejtë për subjektin politik në pushtet.

banner

Organizata thekson se legjislacioni zgjedhor ndalon përdorimin e resurseve publike për qëllime që mund të ndikojnë në vullnetin e votuesve, përfshirë buxhetin e shtetit, infrastrukturën dhe administratën publike gjatë fushatës zgjedhore

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy