FERIZAJ/ Policia alarmon qytetarët për SMS mashtruese: Mos klikoni linkat e dyshimta, rrezikohen llogaritë bankare

by Nexhat

Policia e Kosovës ka ngritur alarmin për shtimin e rasteve të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS) në rajonin e Ferizajt, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen maksimalisht të kujdesshëm për të mbrojtur të dhënat dhe mjetet e tyre financiare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, qytetarë të shumtë kanë raportuar se kanë pranuar mesazhe të rreme, përmes të cilave paralajmërohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

banner

“Në këto mesazhe përfshihet një link i dyshimtë, ku qytetarëve u kërkohet të vendosin të dhënat personale dhe bankare. Pas plotësimit të tyre, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare dhe të tërheqin mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme”, thotë policia.

Policia ka apeluar që qytetarët të mos klikojnë në linka të panjohur të pranuar përmes SMS-ve apo email-eve dhe të mos ndajnë asnjëherë të dhëna sensitive si PIN-kode, fjalëkalime apo kode verifikimi.

Po ashtu, autoritetet rikujtojnë se bankat nuk kërkojnë asnjëherë përditësim të të dhënave përmes linkave në mesazhe telefonike. Për çdo dyshim apo paqartësi, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt bankën e tyre.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast se dyshojnë se kanë rënë pre e mashtrimit, të njoftojnë menjëherë bankën për bllokimin e llogarisë dhe ta raportojnë rastin në polici

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy