“Shteti serb e ndërtoi krimin mbi një kurth të dyfishtë”, përkujtohet masakra e Dubravës

by Nexhat

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sot në shënimin e 27 vjetorit të masakrës në Burgun e Dubravës.

Ajo tha mes tjerash se pesha e krimit bëhet edhe më e rëndë kur dihet se të burgosurit shqiptarë nuk ishin aty rastësisht.

banner

“Në pranverën e vitit 1999, në Dubravë u sollën njerëz nga burgje e qendra ndalimi, nga Kosova por edhe nga Serbia. Të dënuar politikë, të dënuar për vepra të ndryshme, të arrestuar në rrethanat e luftës u grumbulluan aty. Të gjithë u gjendën brenda atij burgu që ishte kthyer në instrument të krimit shtetëror”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Sipas saj, në Dubravë, shteti serb e ndërtoi krimin mbi një kurth të dyfishtë.

“Së pari, i mbajti të burgosurit shqiptarë brenda një objekti që e kishte futur në logjikën e luftës. Pastaj, kur rreziku i bombardimit u bë i afërt, ata që mbanin çelësat u larguan për t’u fshehur, ndërsa shqiptarët e burgosur aty mbetën të mbyllur. Mbi atë braktisje të qëllimshme u ngrit edhe mashtrimi: që vrasjet t’i visheshin sulmeve të NATO-s.  Më 19 maj u goditën objektet e burgut, përfshirë pavijonet, ndërsa më 21 maj pati sërish goditje gjatë ditës në objektet e burgut dhe rrethinë”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo tutje tha se disa prej të burgosurve shqiptarë, që ndodheshin jashtë pavijoneve për punët e zakonshme të burgut, morën veglat që kishin pranë dhe nisën t’i thyenin dyert e drynat për t’i nxjerrë shokët jashtë qelive.

Edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri sot homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, ndërmjet 19 dhe 24 majit të vitit 1999.

Në fjalën e tij, ai tha se të burgosur politikë, civilë shqiptarë, u vranë mizorisht, ndërsa theksoi se emrat e viktimave të Dubravës, të gdhendur në memorial, janë aktakuzë e përhershme kundër atyre që urdhëruan, organizuan dhe ekzekutuan këtë krim.

“Dubrava mbetet dëshmi për ekzekutimet masive e gjenocidale të shqiptarëve, për torturat dhe keqtrajtimin ndaj të burgosurve shqiptar, por edhe për shpirtin liridashës të të burgosurve politikë, që nuk thyhej e nuk dorëzohej para torturave në burgjet serbe”, tha kryeministri në detyrë,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy