Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa u shfaq me një stil të veçantë në Selfridges në Londër gjatë lançimit të eventit të përkohshëm për partneritetin e saj “Dua by Augustinus Bader”.
Ajo u paraqit me një fustan elegant dhe çizme luksoze, duke promovuar linjën e re të kujdesit për lëkurën “Dua by AB Science”, në një event që shënon sipërmarrjen e saj më të fundit në biznes.
Është sipërmarrja më e fundit biznesore për këngëtaren, por vjen në mes të një padie të re të madhe që ajo ka ngritur kundër Samsung.



