100 euro në prag të zgjedhjeve, Bajrami: Paratë që ua mori nga inflacioni po ia kthen në këmbim të votës, korrupsion publik

by Nexhat

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë në detyrë për ndarjen nga 100 euro për disa kategori në prag të zgjedhjeve.

Ajo tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, pak ditë para 7 qershorit po tenton të blejë vota me para të buxhetit të shtetit.

banner

“Që 6 vjet: çmimet janë dyfishuar, arsimi është lënë pas dore, spitalet janë pa barna e me lista të gjata të pritjes për trajtim, të gjitha rrugët janë pa përfunduar dhe asnjë investim i madh nuk ka ndodhë. Tash 100 euro/votë”.

Bajrami iu drejtua qytetarëve duke iu thënë se me paratë që ua ka marrë përmes inflacionit tash po ia kthen në këmbim të votave.

“Mos harroni, këto janë paratë e juaja që ua ka marrë përmes inflacionit dhe meqë nuk i ka investu as në arsim, as në shëndetësi, as në infrastrukturë dhe as në ekonomi po u a kthen në këmbim të votës. Kjo nuk është ndihmë. Kjo është skemë e korrupsionit publik”, tha ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy