Gashi: Nuk janë shtesa që po jepen për herë të parë, punojmë vazhdimisht për të gjitha shtresat

by Nexhat

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Liza Gashi, ka deklaruar se shtesat për qytetarët nuk janë masa që po aplikohen për herë të parë nga Qeveria aktuale, duke theksuar se mbështetja për shtresat e ndryshme të shoqërisë ka qenë e vazhdueshme gjatë mandatit të tyre.

Në emisionin “Tempus”, Gashi tha se Lëvizja Vetëvendosje, që nga dita e parë e qeverisjes, e ka proceduar në Kuvend pakon e inflacionit 2.0, e cila sipas saj kishte qenë premtim që nga dhjetori i vitit të kaluar.

banner

“Lëvizja Vetëvendosje, që nga dita e parë në këtë qeverisje, e ka proceduar tutje në Kuvend të Republikës pakon e inflacionit 2.0, që ka qenë premtim nga dhjetori i vitit të kaluar”, deklaroi ajo.

Sipas saj, opozita kishte penguar miratimin e kësaj pakoje në vlerë prej 200 milionë euro.

“Fatkeqësisht, ne patëm një opozitë që s’donte me gjetë zgjidhje dhe e bllokonte pakon e inflacionit 2.0 në vlerë 200 milionë euro”, tha Gashi.

Ajo shtoi se për shkak të situatës ekonomike dhe inflacionit, Qeveria kishte qenë e detyruar të ndërmarrë forma të tjera mbështetëse për qytetarët.

“Natyrisht që Qeveria ishte e detyruar të gjente forma për me luftu inflacionin dhe situatën në të cilën e kemi. Kështu që këto shtesa janë pjesë e rrugëtimit tonë të vazhdueshëm, nuk janë shtesa që jepen për herë të parë”, deklaroi kandidatja e LVV-së.

Tutje, Gashi tha se asnjë qeveri më parë nuk ka investuar më shumë për qytetarët sesa qeveria aktuale.

“Çdo qytetar e din që ne e kemi interesin qytetar primar. S’ka asnjë qeveri në Republikën e Kosovës që ka investuar mbrapa te qytetari më shumë se LVV”, përfundoi ajo.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy