Abdixhiku e Osmani në Pobërgjë të Deçanit: Mbështetja për LDK’në po ndihet fort, ishte pritje e jashtëzakonshme

by Nexhat

Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se së bashku me ish-presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kanë qenë në fshatin Pobërgjë të Vokshit, Deçan.

Abdixhiku ka thënë se pritja e qytetarëve ndaj tyre ka qenë e ‘’jashtëzakonshme e me një entuziazëm të veçantë’’.

banner

Postimi:

Sonte, në fshatin Pobërgjë të Vokshit, Deçan, në një pritje të jashtëzakonshme e me një entuziazëm të veçantë.

Mbështetja për LDK-në po ndihet fort. Ka energji, ka besim, ka një frymë të re bashkimi që po rritet çdo ditë. Kur qytetarët nisin të besojnë sërish, kur shpresa kthehet në bisedë të përditshme, e kupton se diçka e madhe po lëviz.

Ju faleminderit për pritjen kaq të ngrohtë. Pobërgja sonte na dha shumë zemër!

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy