Ardian Gjini ka folur para delegatëve në kuvendin zgjedhor të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, para se të marrë drejtimin e partisë.
Ai ka theksuar se AAK nuk fillon nga e para, por nga një bazë e ndërtuar ndër vite me besim dhe punë të përbashkët,
“Vëllezër e motra, unë besoj fort se krejt çka po flasim sot është e arritshme. Shumë besoj se është e arritshme, se ne nuk jemi duke u nisur më prej tokës, por prej një ndërtese të jashtëzakonshme që e kemi ndërtu me ty kryetar sot. Jemi duke u nisur prej besimit që e kemi për Kosovën, që nuk jemi duke rrejt, nuk jemi duke mashtru, nuk jemi fallc. Jemi duke u nis prej bindjeve që i kemi ndërtu këtu me qindra e jemi me dhjetëra mijëra sa jemi në Kosovë. Nuk jemi duke u nis prej zeros, dhe kjo na jep forcë: ne mujna, Aleanca mundet, Kosova mundet. Kosova ka njerëz, Aleanca ka njerëz. Dhe edhe njëherë: energji, siguri dhe zhvillim është slogani ynë, por që ka konotacione perëndimore. Por prapë mos harroni, ata që na bëjnë me u ndi mirë pse e duam Amerikën dhe Evropën, janë shtylla të padukshme që kanë hy në Kosovë dhe duhet me dalë. 128, urime, faleminderit shumë për besimin, jam i lumtur që jam një prej jush”, tha mes tjerash Gjini.

