Pas Konjufcës, edhe Kurti bën fushatë me ‘pseudogazetarin’ që e quajti Osmanin ‘frizerkë’

by Nexhat

Gjatë një tubimi të mbajtur javën e kaluar në Ferizaj, ministri i Jashtëm në detyrë, Glauk Konjufca, përdori termin “frizerkë”, duke nxitur reagime të shumta në opinion, pasi u interpretua si aludim ndaj ish-presidentes Vjosa Osmani.

Në videon e shpërndarë në rrjete sociale, militanti i Vetëvendosjes, Valton Hasani, dëgjohej duke thënë: “Tash me të shtatin na i pensionojmë. Me të tetin një lokal e gjejnë diku në qytet, na vyn me çelë një lokal sallon të ondulimit për frizerkat që i pensionojna”.

banner

Pas reagimeve, Konjufca tentoi të sqarojë deklaratën, duke thënë se “një pseudogazetar e ndërpreu dhe përdori termin “frizerkë”, transmeton Klankosova.tv.

Por, në krah të tij së fundmi është shfaqur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Gazetari Shkumbin Kajtazi shpërndau një video të “pseudogazetarit” i cili shfaq Kurtin në videon e tij gjatë tubimit në Zvicër

“Qe me nje potez, Albin Kurti e nxjerr ne rren Glauk Konjufcen, pa trohe meshire. Glauku menxi u arsyetu tuj e ba militantin “pseudogazetar”, u çu Albini ia paloi tuj nejt krah per krah me to”, ka shkruar Kajtazi,

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy