Kurti: Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka me e ndreqë Kosovën, është e domosdoshme

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u foli për domosdoshmërinë e krijimit të Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme disa të pranishmëve në një shtëpi në Siqevë të Prishtinës.

Kurti, siç dëgjohet në një video që ai e publikoi në Facebook, u tha atyre se “është e domosdoshme ta bëjmë atë byro”. Sipas tij, kështu ata do ta “ndreqnin shumë Kosovën”.

banner

“Tjetra që mendojmë ka me e ndreqë shumë Kosovën është kur ta sjellim do drejtësi pak për do plagë që na i ka lënë korrupsioni. Është e domosdoshme ta bëjmë atë byro për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Nuk bën pa të hiç. Brezit të ri s’mund t’ua lëmë kështu Kosovën”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy