Një burrë dhe një grua gjenden të vdekur në Durrës, dyshohet për vetëvrasje

by Nexhat

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme patën një burrë dhe një grua sot në Durrës, në lagjet 17 dhe 18.

Në zonën e ish-Kënetës, një 68- vjeçar u gjet në banesë nga familjarët, pak pasi kishte dhënë frymën e fundit.

banner

Policia që shkoi në vendngjarje tha se heton vetëvrasje përmes varjes në litar.

Ndërkaq në lagjen 18 të qytetit bregdetar u shënua një tjetër vetëvrasje.

Një grua 46 vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati që shihni në këtë pamje pak pas tragjedisë.

Të dyja ngjarjet po hetohen si vetëvrasje, por shkaqet e tyre mbeten në kuadrin e hetimeve të mëtejshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy