AUV: Therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencura

by Nexhat

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka bërë thirrje për respektim të rregullave ligjore dhe sanitare me rastin e festës së Kurban Bajramit, e cila këtë vit shënohet më 27 maj 2026.

Përmes një njoftimi publik, AUV ka bërë të ditur se therja e kurbaneve lejohet vetëm në thertoret e aprovuara nga institucioni kompetent, ndërsa lista e tyre është publikuar në faqen zyrtare të agjencisë.

banner

Në njoftim, thuhet se qëllimi i këtij vendimi është ruajtja e shëndetit publik dhe garantimi i sigurisë ushqimore për qytetarët.

“Therja jashtë objekteve të destinuara për therje përbën shkelje ligjore dhe mund të rrezikojë shëndetin e përgjithshëm publik”, thuhet në njoftim.

Tutje, agjencia ka paralajmëruar se lëvizja e kafshëve pa dokumentacion përkatës, shitblerja apo therja në vende publike nuk do të tolerohen dhe se mekanizmat shtetërorë do të ndërmarrin veprime ndaj shkelësve.

AUV thekson se thertoret e licencuara janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme të autoriteteve shtetërore dhe plotësojnë kushtet teknike, sanitare dhe higjienike, përfshirë posedimin e frigoriferëve dhe kontrollin veterinar.

“Secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes nga veterinari zyrtar”, thuhet më tej në komunikatë.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, kanë uruar qytetarët për festën e Kurban Bajramit, duke bërë thirrje që festa të kremtohet në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy