Tërnava bën thirrje që të garohet ‘‘me ide, larg përçarjes’’ për zgjedhjet e 7 qershorit: Kosova ka nevojë për unitet

by Nexhat

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka kërkuar nga partitë politike që të zhvillojnë fushatë me dinjitet dhe maturi, për zgjedhjet e 7 qershorit.

Ai, ka thënë se fushata duhet të jetë larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes.

banner

“Më 7 të muajit të ardhshëm vendi ynë përballet me një moment vendimtar për demokracinë, dinjitetin qytetar dhe të ardhmen e shtetit, ditën kur zëri i popullit përcakton rrugën që do të ndjekim, është  dita kur vota bëhet forcë, përgjegjësi dhe shpesë për të mbrojtur të ardhmen tonë me guxim, unitet dhe vizion. Andaj ju bëj thirrje të gjitha forcave politike në vend që fushatën ta zhvillojnë më maturi dhe dinjitetit dhe respekt, larg gjuhës së përçarjes dhe urrejtjes, le të garohet me ide, vizion dhe përgjegjësinë ndaj atdheut sepse sovrani është qytetari dhe vullneti duhet të respektohet mbi çdo interes politik. Pavarësisht rezultatit Kosova ka nevojë për unitetit”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy