LDK publikon orarin e tubimeve (28 maj-4 qershor): Do të jemi në çdo komunë e pranë çdo qytetari

by Nexhat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të jetë “në çdo komunë e pranë çdo qytetari” gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit – nga 28 maji deri më 4 qershor.

“Po fillon rrugëtimi ynë i madh me qytetarët anembanë Kosovës! Nga 28 maji deri më 4 qershor, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në çdo komunë e pranë çdo qytetari, për të ndarë vizionin rreth ndryshimit që i duhet vendit”, thuhet në një postim në Facebook të partisë mëtë vjetër në vend.

banner

LDK thotë se “këto nuk janë vetëm tubime zgjedhore. Janë takime të shpresës, bashkimit dhe besimit se Kosova mundet më shumë. Bashkë me qytetarët, do ta rikthejmë zhvillimin, shpresën dhe dinjitetin në qeverisje”.

“Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij rrugëtimi. Ejani të takohemi, të bashkohemi dhe ta ndërtojmë bashkë të ardhmen që e meritojmë. Më poshtë gjeni orarin zgjedhor të tubimeve👇🏻 BASHKOHU! LDK 113″.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy