Përfundon trajnimi “Rangers” në Gjakovë, certifikohen rreth 46 pjesëtarë të Policisë së Kosovës

by Nexhat

Sot është përmbyllur me sukses trajnimi intensiv “Rangers”, i mbajtur në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Gjakovë, ku për disa javë me radhë kanë ushtruar së bashku pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe ushtarë të FSK-së.

Në këtë trajnim kanë marrë pjesë pjesëtarë nga njësitë elitare të Policisë së Kosovës, përfshirë NJNSH, NJRSH dhe NJMA – Mbrojtja e Afërt, ndërsa programi është zhvilluar nga 3 deri më 26 maj.

banner

Në këtë rreth 46 pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë certifikuar sot pas përfundimit me sukses të të gjitha fazave të trajnimit.

Programi “Rangers” konsiderohet një ndër trajnimet më të vështira dhe më intensive për strukturat e sigurisë, pasi përfshin ushtrime të avancuara taktike, sfida fizike, marshime të gjata, mbijetesë në terren dhe koordinim operacional.

Gjatë trajnimit, policët dhe ushtarët e FSK-së kanë zhvilluar ushtrime të përbashkëta, duke rritur bashkëpunimin dhe gatishmërinë mes institucioneve të sigurisë në Kosovë.

Në ceremoninë e diplomimit të mbajtur sot, pjesëmarrësit që kaluan me sukses të gjitha testet dhe fazat e programit u pajisën me certifikata për përfundimin e trajnimit “Rangers”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy