Aktakuzë ndaj ish-zyrtarit të Spitalit të Gjakovës, i mundësoi punëtorit të marrë rrogë pa shkuar në punë

by Nexhat

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë, kundër të pandehurit me inicialet Z.M.

Sipas aktakuzës, ndër të tjera ceket se i pandehuri me inicialet Z.M., nga muaji janar i vitit 2019 deri në fund të vitit 2023 në cilësinë e personit zyrtar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, me dashje nuk i ka përmbushur detyrat e tij si Drejtor i Departamentit të Administratës dhe Shërbimeve Ndihmëse në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të personit tjetër-nëpunësit Xh.Z., në atë mënyrë që i njëjti në kundërshtim me nenin 48 par.2 të Ligjit nr.06/L-114 për Zyrtarët publikë, si mbikëqyrës dhe autoritet kompetent edhe pse ka qenë i njoftuar paraprakisht nga Z.R., për mungesën në punë të punëtorit, i njëjti nuk e ka filluar procedurën disiplinore mbi bazën e fakteve konkrete dhe të provuara për shkeljen e detyrimeve nga nëpunësi Xh.Z., i punësuar në Spital në pozitën Operator në Statistikë, duke i mundësuar të njëjtit të marrë pagën bruto totale prej 21,473.42 €uro pa u paraqitur në punë dhe atë për periudhën kohore 2019-2023, me çka buxhetit të Kosovës i është shkaktuar dëm material.

banner

Në njoftim thuhet se me këto veprime, i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallët fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, si dhe ti shqiptohet dënimi plotësues “Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy