Arian Tahiri nga PDK-ja, ka thënë në “Pressing” të T7, se propagnadës së pushtetit po i përgjigjen me aktivizim dhe komunikim me qytetarët.
Ai tha se përmes dhomave të errëta, Lëvizja Vetëvendosje po përpiqet të errësojë edhe gjendjen reale me të cilën ballafaqohen qytetarët.
“Në këtë kohë kur jemi duke u servu prej propagandës së rrjeteve sociale, që është prej asaj ushtrisë prej disa dhomave të errëta që po tentojnë me errësu gjendjen reale. Kundër kësaj propagande jemi duke iu përgjigjur me aktivizim dhe komunikim gjithandej qyteteve të Kosovës”, ka thënë ai.

