Identifikohet 36-vjeçarja nga Lezha që dyshohet se u vra nga 46-vjeçari kosovar në Ulqin

by Nexhat

Ngjarja tragjike e ndodhur në Ulqin ka tronditur opinionin publik.

Siç raporton Top Channel, viktima është identifikuar si Dila Ndoj, 36 vjeçe, nga Balldreni i Lezhës, e cila dyshohet se u vra nga bashkëjetuesi i saj, Bashkim Gashi, 46 vjeç nga Kosova. Sipas hetimeve paraprake, pas krimit ai i vuri flakën banesës ku jetonin në lagjen Kodre të Ulqinit, me dyshimin për të fshehur gjurmët.

banner

Policia malazeze bëri të ditur se trupi i pajetë i 36-vjeçares u gjet brenda banesës së përfshirë nga flakët, ndërsa autori i dyshuar u arrestua pak më vonë me lëndime të marra nga zjarri. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë nga autoritetet në Mal të Zi.

Lajmi ka tronditur familjarët, të afërmit dhe banorët e zonës së Balldrenit, ku Dila Ndoj jetonte. Mësohet se ceremonia mortore pritet të zhvillohet në vendlindjen e saj, në Balldren të Lezhës, ku familja do të hapë dyert e mortit për të pritur ngushëllimet.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy