Kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arta Ajeti, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masovike në hapjen zyrtare të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një tubim elektoral që do të mbahet sonte në Prishtinë
Përmes një postimi në Facebook, Ajeti ka ftuar qytetarët që t’i bashkohen Lidhja Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme, duke promovuar numrin 113 të subjektit dhe numrin e saj si kandidate.
Sipas njoftimit të LDK-se, tubimi do të nisë në orën 18:00 në Sallën “1 Tetori”, ku do të bëhet edhe prezantimi i kandidatëve për deputetë që do të garojnë në këto zgjedhje.
Arta Ajeti mban numërin 70 në listën e LDK-së si kandidate për zgjedhjet e parakohëshme parlamentare të 7 Qershorit
Arta Ajeti është drejtoreshë në Drejtorinë për Arsim në Komunën e Vitisë/Informim.net


