PEJË/Aksidenti që la të vdekur këmbësorin në Zllopek, trupi i viktimës dërgohet në IML, shoferi në mbajtje 48 orë

by Nexhat

Një këmbësor humbi jetën sot në fshatin Zllopek të Pejës pasi u godit nga një veturë.

Policia në një njotim të ri tha se shoferi i dyshuar me vendim të Prokurorit të Shtetit u dërgua në mbajtje për 48 orë pasi fillimisht ai ishte larguar nga vendi i ngjarjes.

banner

Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

“Ju informojmë se sot, më datën 28 maj 2026, rreth orës 11:00, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Zllopek-Pejë. Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR). Deri te aksidenti ka ardhur deri sa automjeti (A) ishte duke qarkulluar nga fshati Kosuriq-Pejë, me të arritur në fshatin Zllopek – Pejë, duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës (shpejtësisë) ku me pjesën ballore e godet këmbësorin i cili ishte duke e kaluar rrugën nga ana e djathtë e lëvizjes se automjetit në te majte. Pas lëndimeve të marra  të cilave nuk ka mundur t’iu përballojë”, tha policia.

Vdekjen e viktimës në vend ngjarje e ka konstatuar mjeku kujdestar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy