Tentoi t’i fuste në përdorim 105 mijë euro false, Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një personi

by Nexhat

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Në njoftim shtohet se, sipas aktakuzës i dyshuari, më  09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh, përcjell Gazeta Express.

banner

Komunikata:

Aktakuzë ndaj S.S për veprën penale “Falsifikim i parasë”

Prishtinë, 28 maj 2026 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj S.S., për veprën penale “Falsifikimi i parasë”.

Sipas aktakuzës, më  09.12.2024, rreth orës 15:10, në magjistralen Gjilan-Prishtinë, i pandehuri, posedonte bankënota false, të cilat kishte tentuar t’i fusë në përdorim, në shumën totale prej njëqind e pesë mijë (105,000.00) eurosh.

Ekspertiza e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë ka konstatuar se të gjitha bankënotat ishin të falsifikuara

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy