Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në tubimin e hapjes së fushatës elektorale të këtij subjekti politik tha se do të punohet më shumë për shtetin që është amanet i veprimtarëve dhe dëshmorëve.
Osmani tha se Kosova është ndërtuar mbi unitet dhe jo përçarje politike, prandaj tha se misioni i subjektit politik në të cilin garon është bashkimi për një Kosovë më të fortë dhe të pathyeshme.
“Jemi bashkë në misionin tonë për një Kosovë më të fortë dhe më të pathyeshme. Kosovën që ecën përpara me rininë e saj, Kosovën askush nuk mund t’ia ndalë hapin, Kosovën që na e lanë amanet, ata që e bën të mundur që ne sot të jemi këtu pa frikë në një Republikë të lirë dhe demokratike, prandaj kushtrimin tuaj kthehu në shtëpi e kam kuptuar si imperativ politik dhe moral, për rikthim te vizioni i Kosovës që nuk u ndërtua mbi përçarje, por mbi shtetformim, mbi dinjitet dhe mbi aleancën e pathyeshme me SHBA dhe botën demokratike”, tha ajo.

