Agim Aliu: 7 qershori, betejë për Kosovën

by Nexhat

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu në hapjen e fushatës së PDK-së në Ferizaj tha se duhet të mbrohet themeli i Kosovës dhe u bëri thirrje qytetarëve për ndryshim.

Ai e cilësoi nisjen e fushatës si “marsh drejt fitores” dhe tha se 7 qershori është një betejë për Kosovën.

“Mirëserdhët në Ferizajn e punëtorëve e të pamposhtur, shembullit se si PDK qeveris me qytetarët dhe për qytetarët. Po nis sot në Ferizaj marshi ynë drejt fitores, siç e meriton çdo qytetar. Ta bëjmë ndryshimin e madh.

banner

“Në Ferizaj, siç na flet faktueshëm historia zunë fill pafund, nisma për kombin, lirinë e Republikën. Nuk ka se si të jetë ndryshe, shpirti i ferizajasve që mëshirohen me atdhedashurinë. Kjo energji i duhet Kosovës, kjo kronikë i mungon tregimit të sotëm për Kosovën. Në 7 qershor nuk është thjeshtë një garë, jemi përpara betejës për Kosovën, të bashkuar!”, tha Aliu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy