Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili i ftuar në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova tha se qytetarët e Kosovës kanë mundësi t’i japin fund krizës me 7 qershor.
Ismaili tha se qytetarët kanë mundësi të zgjedhin një kryeministër i cili prodhon stabilitet në vend.
“Realisht janë qytetarët ata që mund t’i japin fund kësaj krize, sepse ne të gjithë nga opozita dhe shumë organizata tjera e shohin Kurtin si person që rritet nga kriza ose në qoftë se nuk rritet investon në krizë. Kjo është një lloj stili i tij që investon në kriza politike që pastaj po kalojnë në kriza edhe ekonomike, sociale dhe kështu me radhë, prandaj besojmë që 7 qershori do të jetë një mundësi për qytetarët me ndal këtë krizë, me i dhënë një fund kësaj krize dhe me dhënë një kryeministër i cili prodhon stabilitet”, tha Ismaili.
Tutje, sipas Ismailit Kosova ka mungesë të madhe të investime kapitale.
“Kosova ka mungesë të madhe të investimeve kapitale. Dëshira për të ndryshuar Kosovën është për ta bërë një vend që ka vibrim ekonomik më të madh. Shteti ka një rol të madh në investimet kapitale, investimet kapitale kanë një rol të madh në ekonominë e vendit”, tha ai.

