Osmani: Sonte rikthyem një besim se Kosova mund të udhëhiqet pa urrejtje

by Nexhat

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani tha se tubimi i hapjes së fushatës elektorale të këtij subjekti politik ishte shenjë e rikthimit të besimit se ‘Kosova mund të udhëhiqet pa urrejtje, përçarje dhe frikë’.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se ‘politika duhet t’i bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata’.

“Sonte rikthyem një besim: se Kosova mund të udhëhiqet pa urrejtje. Pa përçarje. Pa frikë.Besimin se shteti ndërtohet me dije, me dinjitet dhe me aleatë. Se politika duhet t’i bashkojë njerëzit, jo t’i ndajë ata. Se e ardhmja nuk fitohet duke prodhuar kriza, por duke ndërtuar shpresë”, ka shkruar Osmani.

banner

Në fund ajo u bëri thirrje qytetarëve që t’i bashkohen kësaj kauze.

“BASHKOHU me këtë besim! BASHKOHU edhe ti për Kosovën!”, shkroi Osmani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy