Fiks 3 vjet më parë, ish-presidenti Hashim Thaçi, vizitën e tij të parë në Kosovë pas arrestimit dhe dërgimit të tij në Hagë për t’u përballur me akuzat për krime lufte, e kishte realizuar në Burojë të Skenderajt.
Më 29 maj 2023, Thaçi kishte vizituar nënën Hyrë, që atë kohë ishte e sëmurë.
E pikërisht në këtë datë, por 3 vjet më pas, Partia Demokratike do të qëndrojë po në Burojë për takim me qytetarë të kësaj ane në kuadër të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 7 qershorit.
Thaçi ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020, së bashku me tre ish-udhëheqës të tjerë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK).
Ata akuzohen për krime, përfshirë vrasje, torturë dhe persekutim që dyshohet se janë kryer gjatë dhe pas luftës në Kosovë dhe Shqipëri.

