Një muaj paraburgim për të dyshuarin që vrau 37-vjeçarin në Mitrovicë

by Nexhat

Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj A.S i cili dyshohet për vrasjen e Erduan Ibrahimit.

“Gjykata Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda, përmes gjyqtarit të procedurës paraprake Xhemajl Jusufi ka marrë aktvendim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehurit A.S., lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale: Vrasja e rëndë nga neni 173 par.1 nën par.1.8, Vrasja në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par. 1 të KPRK-së. Sipas aktvendimit, të pandehurit Arben Spasolli i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në njoftim.

banner

Gjykata bëri të ditur se koha e paraburgimit do t’i llogaritet nga data 27 maj 2026 deri më 26 qershor 2026.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy