Mark Carney, kryeministri i Canada, ka bërë thirrje për një marrëdhënie të re me SHBA për të “ndihmuar që Amerika të bëhet sërish e madhe”.
Në një fjalim të mbajtur në New York të enjten, Carney tha se duhet të ketë një “partneritet të vërtetë” që rishikon bashkëpunimin në sektorë të caktuar të sfiduar nga konkurrenca globale.
Ai i bëri këto deklarata para rishikimit të detyrueshëm të Marrëveshjes SHBA-Meksikë-Kanada në korrik, shkruan TheGuardian,
Carney tha se Kanadaja po diversifikohet larg SHBA-së dhe po nënshkruan marrëveshje tregtare me dhjetëra vende në mbarë botën.
“Objektivi ynë kryesor nëpërmjet këtyre partneriteteve është të rrisim autonominë tonë strategjike. Sepse jetojmë në një botë ku integrimi është përdorur si armë. Sepse një vend që nuk mund ta ushqejë, furnizojë me energji apo mbrojë veten, nuk është vërtet sovran”, tha Mark Carney.

