Haziri: Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe stabilitet politik

by Nexhat

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se partia ka nisur një proces të ndryshimit të brendshëm, i cili sipas tij synon bashkimin e gjeneratave dhe rikthimin e meritokracisë brenda partisë.

Haziri, i ftuar në “Debat Plus” në Dukagjin, u shpreh se sipas tij, ky vendim ka ndikuar në rritjen e besimit te qytetarët dhe ka reflektuar unitetin e brendshëm të subjektit politik.

banner

“LDK-ja ka filluar një ndryshim të brendshëm i cili do t’i bashkojë grupmoshat, gjeneratat, dhe duhet t’i kthehemi vlerësimit të meritës duke qenë falënderues për kontribut dhënësit. Ne e kemi rikthyer edhe presidenten e cila është edhe bartëse e listës që i bie se është ‘lëshu balli i oxhakut të shtëpisë’ për herë të parë që vjen për një institucioni dhe kjo reflekton bashkimin tek qytetarët dhe rritjen e besimit për t’u bashkuar të gjithë”, u shpreh Haziri.

Ai foli edhe për programin politik të LDK-së, duke theksuar se janë identifikuar mbi 100 prioritete urgjente për Republikën e Kosovës, ndërsa prioritet kryesor mbetet funksionalizimi i plotë i institucioneve shtetërore.

Sipas Hazirit, vendi ka nevojë për rikthimin e normalitetit institucional dhe për institucione që funksionojnë në përputhje me përgjegjësitë e tyre kushtetuese.

Haziri, mes tjera, tha se LDK-ja ka hyrë në fushatë me zotimin për të kontribuar në krijimin e një klime bashkëpunimi politik, duke theksuar se marrëveshjet ndërpartiake janë të domosdoshme për funksionimin e shtetit.

“100 e sa prioritete të para që janë evidentu si nevoja urgjente në Republikë janë listu dhe evidentu – ajo që është kryesore në këtë vend është funksionimi i shtetit dhe funksionaliteti i plotë i institucioneve të Republikës. Duhet të kthehet një normalitet i funksionimit të institucioneve që është në funksion të detyrave të tyre kushtetuese, krizat po vazhdojnë dhe po paralajmërohen fatkeqësisht nuk po shoh paralajmërim për përmbyllje të krizës politike më 7 qershor. Unë do të doja sot që të jap mesazhin se LDK-ja ka dalë në fushatë me premtimin se ne kemi me kontribuar përmes një bashkëpunimi politik me një mbështetje më të madhe qytetare dhe përmes kandidaturave tona që përmes bashkëpunimit partiak e politik në procese politik dhe marrëveshje politike është i domosdoshëm – Kushtetuta jonë nuk e njeh vetëm vullnetin por është i kodifikuam dhe bashkëpunimi dhe e kemi rastin tani kur dikush nuk dëshiron me bashkëpunu. Nëse kemi dallim për ekzekutiv atëherë në rregull mund të udhëheqësh sikur mbas 28 dhjetorin bën qeveri vet por mundemi me bashkëpunu për procese politike si integrimi evropian, NATO, ratifikimin e ligjeve ka 1 milion probleme tjera që mundemi me kriju bashkëpunim por nuk po e gjejmë në asnjë formë këtë bashkëpunim”, u shpreh Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy