Raporti mjekësor i Trump: Gëzon shëndet të mirë fizik dhe mendor

by Nexhat

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump rezulton në gjendje të mirë shëndetësore dhe plotësisht i aftë për të ushtruar detyrën e kreut të shtetit. Ky është përfundimi i kontrollit të fundit mjekësor, rezultatet e të cilit u publikuan nga Shtëpia e Bardhë.

Në raportin e hartuar nga mjeku i presidentit, thuhet se ekzaminimi i kryer më 26 maj në qendrën mjekësore ushtarake Walter Reed konfirmoi gjendje të shkëlqyer fizike dhe njohëse të tij.

banner

Sipas dokumentit, Trump përmbush plotësisht kërkesat për të ushtruar funksionin e komandantit të përgjithshëm dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara. Vetë Trump deklaroi pas kontrollit se mjekët nuk kishin konstatuar asnjë problem shëndetësor. Ky ishte ekzaminimi i tretë mjekësor që ai i është nënshtruar gjatë 13 muajve të fundit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy