LVV pas fitores së klubit Dardania: Renovimi i stadiumit ka përfunduar, po ndërtohen edhe dy të tjerë

by Nexhat

Klubi i futbollit Dardana dje u shpall kampion dhe siguroi ngritjen në Ligën e Dytë.

Lëvizja Vetëvendosje, në një postim në FB, thekson se përveç festës për këtë sukses sportiv, “Kryeministri Albin Kurti, së bashku me Kryetarin e Komunës, Kadri Rahimaj, kumtuan edhe një lajm tjetër të rëndësishëm, përfundimin e projektit për renovimin e tërësishëm të stadiumit, i cili tashmë është finalizuar dhe pritet të nisë realizimin”.

banner

Sipas LVV-së, “Stadiumi do të jetë unik, modern dhe cilësor, siç nuk është parë më herët në këtë qytet. Është i pari në Kosovë që do të ndërtohet nga druri, ndërkaq do të ketë 2.500 ulëse. Por, nuk do të jetë i vetmi në Kamenicë. Në këtë komunë, po ndërtojmë edhe stadiumin e atletikës në Novosellë dhe atë të futbollit në Hogosht, ndërsa anembanë vendit po shtohen hapësirat sportive, si investim për rininë, shëndetin dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar Kryeministri Kurti

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy