Në qytetin e Prizrenit po mbahet edicioni i 21-të i Festivalit të Veturave Klasike “Oldtimer”, i cili ka mbledhur adhurues të automjeteve klasike nga vende të ndryshme. Në sheshin “Shadërvan” janë ekspozuar më shumë se 80 vetura klasike të sjella nga shtete të ndryshme evropiane.
Në kuadër të festivalit, pronarë të veturave nga Turqia, Sllovenia, Hungaria dhe vende të tjera të Evropës kanë prezantuar automjetet e tyre me vlera muzeale para vizitorëve. Ekspozita, ku janë paraqitur edhe vetura të prodhuara para më shumë se një shekulli, ka tërhequr interesim të madh nga turistë vendorë dhe të huaj.
Festivali, i organizuar në atmosferën historike të Prizrenit, po kontribuon në promovimin e kulturës së automjeteve klasike dhe njëkohësisht po i jep gjallëri aktivitetit turistik në qytet.






